Pas katër vjetësh rikonstruksioni rinisi punën pika kufitare e kalimit të automobilave "Verhnij Llars" në kufirin ruso-gjeorgjian. Kapaciteti teknik i pikës garanton të gjitha llojet e kontrollit të domosdoshëm gjatë kalimit të kufirit. Nëpërmjet kësaj pike kufitare mund të kalojnë deri në 7 mijë veta, 50 autobusa dhe 500 automobila gjatë 24 orëve. Sipas fjalëve të Kreut të MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov, Rusia është e gatshme të hapë komunikimin e rregullt ajror me Gjeorgjinë.