Në Këshillin e Europës e quajnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Federatës Ruse për të pranuar për rishikim çështjet civile mbi bazë të vendimeve të marra nga Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut "hap përpara", i cili demonstroi edhe një herë besnikërinë e Rusisë ndaj vlerave të Këshillit Europian. Tani autoritetet ruse do të jenë të detyruara jo vetëm ti paguajnë kompensimet përkatëse financiare personit, shkeljen e të drejtave të të cilit e komfirmoi Gjykata Europiane për të drejtat e njeriut, por dhe ta lehtësojnë, në masën që do të jetë e mundur, rivendosjen e të drejtave të shkelura të qytetarit.