Në ditën e përfundimit të Olimpidës-2010 në Vankuver zhytësit rusë ndezën zjarrin olimpik të Olimpiadës së ardhshme Dimërore Sochi-2014 në fundin e Detit të Zi në thellësinë 10 metra. Meqenëse Sochi është qytet bregdetar, zhytësit rusë propozojnë që një pjesë e ceremonisë së Olimpiadës së ardhshme të zhvillohet nën ujë. Sipas mendimit të ekspertëve, ceremonia e pazakontë mund të bëhet pjesa më pikante, më mbresëlënëse e ceremonisë së pritshme olimpike, ndërsa mjetet bashkëkohore të TV do tu lejojnë mysafirëve të Olimpiadës dhe shikuesve të ndjekin show-n me mjaft kolorit.