Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev do të hapë në Paris ekspozitën «Святая Русь» ("Rusia e Shenjtë"), e cila do ti japë zyrtarisht start Vitit të Rusisë në Francë dhe Vitit të Francës në Rusi. Rreth 440 eksponate unikale nga koleksionet e muzeumeve më të mëdha ruse do të paraqesin historinë më tepër se 1000 vjeçare të Rusisë. Gjithsej në programin e "viteve të shkëmbimeve të ndërsjellta kulturore" do të zhvillohen më shumë se 400 aktivitete. Ngjarje me rëndësi kyçe do të bëhen turnetë e "Comedie Francaise" nëpër qytetet e Rusisë, festimi i Ditës së Rusisë në Paris, hapja e Ekspozitës kombëtare ruse si dhe ekspozitës Pablo Picasso, e cila ka hapur dyert e veta tashmë në Moskë.