Muzikanti i ri rus, laureat i konkurseve më prestigjoze, Konstantin Vollostnov hap festivalin e X ndërkombëtar të organos në Moskë. Detyrë kryesore e këtij festivali është qëllimi iluminist, kulturor. Muzikantët e njohur në mbarë botën do të zhvillojnë master-klasa. Në këtë festival do të interpretojnë organistët e rinj, do të organizohet gjithashtu mbrëmja e muzikës franceze baroque. Festivalin do ta përfundojë më 26 mars në Sallën e Madhe të Konservatorit kryeqytetas maestro Bernard Xaas nga Gjermania. Të gjitha mjetet financiare të mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë për rikonstruksionin e skenës së shquar, e cila do të hapet përsëri në verë të vitit 2011.