Kompania franceze e prodhimit të automobilave "Reno" po fillon shitjet në Rusi të modelit të ri "Reno Sandero". Prodhimi i këtij automobili realizohet në uzinën e Moskës "Avtoframos"."Sandero" ndryshon nga "Reno Logan", i prezantuar më parë në Rusi, me hapësirën më të madhe të sallonit të makinës dhe bagazhin me nxënësi më të madhe. Ndërmarrja "Avtoframos" u krijua në vitin 1998 nga kompania "Reno" dhe Bashkia e Moskës. Francezëve u përkasin 94% e aksioneve të kësaj kompanie.