Pajisja e Forcave Ushtarako-Ajrore dhe sistemit të Mbrojtjes Kundërajrore të Rusisë me modelet më moderne të armatimeve dhe teknikës ushtarake do të jetë tema kryesore e mbledhjes kushtuar çështjeve të zhvillimit të kompleksit industrial mbrojtës, të cilën do ta zhvillojë Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Në kuadrin e programit shtetëror, i cili vepron aktualisht në vend, në 19 vitet e afërta trupat ushtarake ruse duhet të pajisen me mbi 1.500 aeroplanë dhe helikopterë të rinj si dhe me afro 200 sisteme raketore zenit. Pavarësisht nga vështirësitë ekonomike, Rusia si dhe më parë vazhdon të ruajë pozitat e veta të forta në industrinë e ndërtimit të aeroplanëve dhe krijimin e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore.