Shkarko audiofailin


Hapja e Vitit të ndërsjelltë të Rusisë në Francë dhe Vitit të Francës në Rusi është një nga ngjarjet kryesore të vizitës zyrtare të Presidentit Dimitri Medvediev në Francë. Nga Parisi njofton korrespondenti special i radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Mihail Kurakin. Tradicionalisht, marrëdhëniet midis Moskës dhe Parisit, siç shprehen disa diplomatë shumë të kujdesshëm, kanë karakter mirëdashës. Pas këtij formulimi korrekt fshihet një përmbajtje plotësisht konkrete-kontaktet midis këtyre dy vendeve  po zhvillohen vazhdimisht. Vetëm në këto muajt e fundit në Rusi dhe në Francë do të zhvillohen më shumë se 400 aktivitete të ndryshme, vuri në dukje Drejtori i Qendrës së studimeve franceze të Institutit të Europës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Juri Rubinskij: "Presidenti Dimitri Medvediev po inaguron në Louvre ekspozitën "Rusia e Shenjtë" ("Святая Русь") ku janë prezantuar monumente të historisë dhe artit të kohërave të lashta duke përfshirë dhe ikonografinë. Një veprimtari me përmasa akoma dhe më të mëdha do të jetë inagurimi i ekspozitës nacionale të Rusisë në Paris. Atë do të hapin Kryeministri Vladimir Putin dhe François Fillon më 12 qershor, pikërisht në ditën e festës shtetërore të Rusisë. Ekspozita do të pasqyrojë arritjet e Rusisë në ekonomi, shkencë dhe teknikë, do të demonstrojë gjithashtu zgjedhjen e saj në favor të modernizimit dhe si i shërben këtij procesi bashkëveprimi me Francën. Interesi i publikut francez ndaj ekspozitës "Rusia e Shenjtë" ("Святая Русь") pritet që të jetë tejet i madh. Një nga shpjegimet e kësaj është ekspozita e larmishme, në përgatitjen e së cilës morrën pjesë muzeumet më të mëdha ruse, vë në dukje Drejtoresha e Galerisë Tretjakovskaja Irina Lebedjeva: "Kjo është një ekspozitë me përmasa gjigande. Ajo prezanton edhe jetën sakrale, edhe vlerat artistike, të cilat kanë tashmë që prej shumë kohësh që janë bërë trashëgimi kombëtare. Mbi të gjitha, fjalë bëhet për monumentet e artit të lashtë rus, të cilat me shumë kujdes janë ruajtur në muzeumet tona. Galeria Tretjakovskaja merr pjesë edhe në një ekspozitë tjetër të organizuar në Paris - "Simfonia dhe pushteti i Tetorit. Muzika dhe Rusia Sovjetike e viteve 1917-1953". Muzeu ynë po përgatit në mënyrë të pavarur edhe ekspozitën "Gjeniu romantik i Rusisë në epokën e Pushkinit dhe Gogolit". Ajo do të jetë me interes të madh për francezët sepse, siç dihet, për historinë e Francës periudha e romantizmit ka shumë rëndësi. Përmasat e ekspozitave, shkëmbimeve kulturore, turneve, prezantimeve dhe aktiviteteve të tjera të planifikuara në Vitin e Rusisë në Francë dhe Vitit të Francës në Rusi do të jenë të pa precedentshme. Është më se e qartë, se realizimi i një projekti të tillë është i mundshëm vetëm gjatë pranisë së karakterit të veçantë të marrëdhënieve ndërshtetërore."