0Zjarri olimpik i Olimpiadës së XXI Dimërore u shua nën kupolat e arenës "BC Place". Olimpiada e përfunduar tashmë demonstroi  gjithë bukurinë dhe potencialin e sportit, vuri në dukje në ceremoninë solemne të mbylljes së Lojrave Olimpike Drejtuesi kryesor i Komitetit Organizativ-2010 John Ferlong. "Sporti është paqe prandaj dhe ne jetojmë në këtë paqe", tha ai. Në Lojrat Olimpike të cilat u zhvilluan në Vankuver morrën pjesë 3 mijë sportistë nga më shumë se 80 vende të botës dhe realizoi transmetimin e këtyre betejave sportive një ushtri e madhe gazetarësh - prej afro 10 mijë vetash. Pas përfundimit të garave olimpike Vankuveri do të presë Lojrat e X Paraolimpike me pjesëmarrjen e 100 sportistëve nga 40 vende të ndryshme. Në ceremoninë e mbylljes Rusia bëri prezantimin e Lojrave Olimpike 2014, të cilat do të zhvillohen në qytetin Soçi. Në këtë prezantim të larmishëm dhe mbresëlënës, gjatë së cilit u sintetizuan traditat shekullore dhe Rusia bashkëkohore, morrën pjesë përfaqësuesit e shquar të kulturës, artit dhe sportit: dirigjenti Valeri Gergiev, këngëtarja Maria Gulegina, balerinët Nikollai Ciskaridze, Uliana Llapatkina, kampionët olimpikë të patinazhit artistik në akull Tatiana Navka dhe Roman Kostomarov, Irina Rodnina dhe Vladisllav Tretjak. Kreu i  Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) Jacques Rogge shprehu falenderime në adresë të të gjithë atyre që kanë lidhje me Lojrat e kaluara. "Kjo ishte një Olimpiadë e shkëlqyer dhe shumë miqësore", vuri në dukje Jacques Rogge. Duke i shpallur Lojrat në Vankuver të përfunduara, Presidenti i KON i uroi të rinjve në mbarë botën pjesëmarrjen e tyre pas 4 vitesh në Soçi në mënyrë që të festojnë Lojrat e XXII Olimpike Dimërore. "Ne i urojmë Soçit në vitin 2014 suksese të mëdha", - u shpreh Drejtuesi kryesor i Komitetit Organizativ John Ferlong duke iu drejtuar vendit-organizator të Lojrave-2014 - Rusisë.