0Vizita e Dimitri Medvedievit në Paris destinohet për forcimin e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Francës dhe dhënien e një impulsi të ri atyre, deklaroi Ndihmësi i Presidentit Sergei Prihodko. Ai theksoi, se Franca aktualisht është një nga partneret më të rëndësishme tregtaro-ekonomike. Vitin e kaluar, për herë të parë, ajo parakaloi SHBA përsa i përket vëllimit të përgjithshëm të investimeve në ekonominë ruse. Zhvillimi i bashkëpunimit, para së gjithash, në sferën e energjetikës dhe teknologjive të larta do të bëhet temë kryesore e negociatave midis Dimitri Medvedievit, Presidentit Nikolai Sarkozi dhe Kryeministrit Françua Fillon. Presidentët do të shqyrtojnë gjithashtu problemet ndërkombëtare të sigurimit europian dhe programin bërthamor të Iranit.