Qeveria e Rusisë konfirmoi listën e prodhuesve të automobilave, të cilët do të përfshihen në porositë shtetërore për blerjen e automjeteve. Në këtë listë kanë hyrë 20 ndërmarrje industriale. Midis tyre figurojnë: AvtoVAZ, KamAZ, ZILL, "GAZ", "URAL" dhe kompania Sollers. Gjatë vitit në vazhdim autoritetet ruse kanë ndërmend të caktojnë për mbështetjen e industrisë vendase të automobilave 33,5 miliardë rubla, nga të cilat 20 miliardë do të shfrytëzohen për blerjen e teknikës automobilistike për nevojat shtetërore, ndërsa edhe 10 miliardë të tjera për programin e utilizimit të automjeteve të vjetra, të dala jashtë përdorimit, njofton mjeti rus i informimit masiv "Vesti".