Zhvillimi i Vitit të Rusisë në Francë "do ti japë një impuls të ri shkëmbimeve shkencore midis dy vendeve në fushën e studimit të kozmosit". Për këtë në bisedën me korrespondentin e Agjencisë ITAR-TASS deklaroi Drejtoresha e Qendrës së të dhënave astronomike në Strasburg Fransuaza Zhenova. Ajo vuri në dukje, se astrofizikanët francezë i vlerësojnë mjaft lart studimet e kolegëve të tyre rusë dhe se janë tej mase të interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me ta. Sipas fjalëve të saj, "në vitin 2010 janë planifikuar të zhvillohen disa aktivitete të përbashkëta në sferën e përvetësimit të kozmosit".