Trupat amerikane po përgatiten për tu nisur në Poloni. Nënrepartet e para mund të mbërrijnë në Varshavë tashmë që në prill. Mbrëmë u bë e ditur, se Presidenti Lech Kaczynski ratifikoi traktatin polako-amerikan mbi statusin e trupave të SHBA-s. Dokumenti, i cili më parë u miratua nga parlamenti, parashikon dislokimin në territorin e Polonisë të baterive të raketave të Mbrojtjes Kundërajrore "Patriot" dhe një kompanie ushtarakësh. Në të ardhmen me to mund të bashkohen edhe raketat interceptore, të afta për të asgjesuar raketat balistike të kundërshtarit potencial, njofton kanali televiziv "Russia 24".