Presidenti i Polonisë Lech Kaczynski ratifikoi marrëveshjen polako-amerikane mbi statusin e trupave amerikane në Poloni, njoftoi zyra e liderit polak. Marrëveshja do të lejojë krijimin e bazës ushtarake, e cila pas vitit 2012 do të bëhet e përhershme. Ajo do të dislokohet në qytetin Moronge, i cili ndodhet 90 km larg Kaliningradit rus. Në këtë bazë planifikohet dislokimi i baterisë së raketave amerikane "Patriot".