Lufta për zbutjen e legjislacionit ekonomik në Rusi po vazhdon. Për t'ia lehtësuar në mënyrë të ndjeshme jetën sipërmarrësve dhe janë të drejtuara iniciativat e reja të Presidentit Dimitri Medvediev. Propozimet e veta Presidenti i bëri publike në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e biznesit në rezidencën në Barvihë të periferive të Moskës. Një atmosferë të favorshme për punën e sipërmarrësve në Rusi duhet të krijojnë, në veçanti, stimujt tatimorë. Kryetari i shtetit propozoi të jepen këta stimuj për ato kapaciteteve prodhuese që aplikojnë inovacionet. Përveç kësaj, planifikohet minimizimi i numrit të kontrolleve dikasteriale dhe thjeshtësimi i procedurave doganore për eksportuesit e mallrave të gatshme dhe jo ata të lëndëve të para. Por një ndër iniciativat më kryesore të Presidentit është shfrytëzimi më i gjerë i praktikës së garancive financiare për sipërmarrësit e akuzuar për dhunime të ligjit në sferën ekonomike. Vëllimi i garancisë financiare për personat që janë ngatërruar në krime serioze, sipas mendimit të Medvedievit, duhet të jetë mjaft i lartë - nga 500 mijë rubla (12.200 euro) e sipër. Ndërsa për krime më pak të rënda - 100 mijë rubla (2.450 euro). Si garanci mund të shërbejnë jo vetëm paratë, por edhe letrat me vlerë, vuri në dukje Dimitri Medvediev: "Unë shpresoj shumë, se kjo masë do të lejojë bllokimin e pjesshëm të mundësisë së bashkëpunëtorëve të korruptuar të organeve të ruajtjes së rendit për ti shfrytëzuar "rrasjet" në burg për qëllime përfitimi "gjobash". Ne të gjithë e dimë për mrekulli se shembuj të tillë ka shumë e shumë. Fillimisht "viktimën", sipas informacionit të dhënë nga konkurrentët e  tij, e mbyllin në "zidan" (burg tradicional i nëndheshëm, karakteristik për Azinë e Mesme) kurse pastaj e lirojnë prej andej kundrej pagimit nga ai të "xhutrave" (parave), tha Dimitri Medvediev. Propozimet e bëra nga ai nuk janë fjalë në erë. Në një kohë të afërt projekt ligji do të paraqitet për shqyrtim në Dumën Shtetërore. Parlamentarët tashmë deklaruan se do ta mbështesin synimin e Presidentit për liberalizimin e legjislacionit penal në pjesën që ka të bëjë me dhunimet e ligjit në sferën ekonomike. Autoritetet tashmë janë plotësisht të gatshme për ndërmarrjen e hapave të tjerë. Midis tyre figuron edhe liberalizimi i regjimit të vizave për të huajt, të cilët marrin pjesë në realizimin në territorin e Rusisë të projekteve investuese, shkencore dhe aplikimit të teknologjive të larta. Megjithëse, sigurisht, vetë tema e favorizimeve për biznesin në një situatë aspak të thjeshtë ekonomike është çështje e veçantë. Por akoma dhe më i rrezikshëm është mosveprimi.