0Në Olimpiadën që do të organizohet në qytetin Soçi si minihotele do të përdoren vagonat komfortabël të fjetjes, njoftoi Presidenti i Komitetit organizativ olimpik Dimitri Çernishenko. "Kosto e jetesës në to do të përfshihet në çmimin e biletës. Dhe në qoftë se dikush dëshiron të vijë vetëm për një ditë për të parë garat, mund të blejë një paketë të tillë", citon fjalët e Dimitri Çernishenko Agjencia RIA Lajmet.