Kuarteti i biatlonistëve rusë në përbërjen e Ivan Çerezovit, Anton Shipulinit, Maksim Çudovit dhe Eugjeni Ustjugovit u bë fitues i medaljes së bronzit në Olimpiadën në Vankuver në stafetën 4 х 7,5 kilometra. Sportistët në kushte të vështira moti e zhvilluan mirë garën por nuk mundën të përsërisin megjithatë arritjen e ekipit rus të femrave, i cili fitoi dy ditë më parë "arin" olimpik. Reshjet e dendura të dëborës u bënë sprovë e vërtetë për biatlonistët. Dhe në qoftë se me rrugën e skive mirë a keq sportistët u adaptuan, në poligonet e qitjes jo të gjithë arritën të godasin në shënjestër. Si rezultat, pas etapës së parë në të cilën pozitën e liderit e ruajti rusi Ivan Çerezov, vetëm 9 sportistë pretendonin për medalje. Pothuajse gjatë gjithë etapës së dytë kryesoi në garë Anton Shipulin. Ai realizoi shkëlqyeshëm qitjen, përshkoi me kohë jo të keqe distancën, por vetëm 2 kilometra e gjysëm para finishit e humbi përparësinë e vet në mënyrë mjaft serioze. Ka shumë mundësi të ketë ndikuar mbitensionimi nervor. Antoni e përfundoi etapën e vet të garës me humbje të pjesshme të shikimit. Atij iu desh bile dhe ndihma e mjekëve. Maksim Çudovit iu desh në etapën e tretë të ndiqte me shpejtësi kundërshtarët: "Lufta sportive filloi që në minutat e para. Gjatë  zhvillimit të garës pozitat e ekipeve ndryshonin. Prandaj duhej luftuar duke filluar që nga minutat e para e deri tek metrat e fundit, gjë të cilën ne e bëmë". Në etapën e fundit për medaljen e arit pretendonin tre ekipe: i Rusisë, Norvegjisë dhe Austrisë. Kampionit olimpik të Vankuverit Eugjeni Ustjugov iu desh të rivalizojë me mbretin e biatlonit, norvegjezin Einar Bjorndalen dhe sportistin austriak me shumë përvojë Kristofer Zuman. Një pjesë të madhe të distancës sportistët u ndodhën në zonën e të parit të njëri tjetrit, ndërsa në poligonin e dytë të qitjes austriaku nuk arriti të qëllojë në shënjestër dhe atij iu desh të përshkojë edhe një distancë suplementare (dënimi), kurse rusit të shfrytëzojë të gjithë fishekët suplementarë. Kjo dhe vendosi fatin e medaljes së artë. Për "argjendin" Eugjeni Ustjugov luftoi bile edhe në metrat e fundit të distancës, por rivali i tij doli më i fortë. Si rezultat ekipi i Rusisë mori medaljen e bronzit. Skuadra përfaqësuese ruse e biatlonit, ekipi i femrave dhe ekipi i meshkujve, fitoi në Lojrat Olimpike 2 medalje ari, një argjendi dhe një bronzi. Për biatlonin rus ky është një rezultat shumë modest.