0Numri i të vdekurve, si rezultat i tërmetit të fuqishëm i cili ra në Kili, arriti në 75 njerëz, njoftoi Presidentja e vendit Michele Bachelet. Ajo e shpalli gjithë territorin e vendit zonë katastrofe. Goditja e nëndheshme me fuqi 8.8 ballë sipas shkallës Richter u ndie herët në mëngjes. Pas tij ranë edhe dy tërmete të tjera me fuqi më të vogël. Tërmeti u shkaktua si rezultat i cunamit. Dallga me lartësi 3 metra mbuloi tërësisht ishullin Robinson Cruso i cili hyn në arqipelagun e Juan Fernandez dhe kërcënon ishullin Pasqua, njoftuan autoritetet kiliane.