Patinatori i famshëm rus Eugjeni Plushenko e hodhi poshtë informacionin mbi dekorimi e vet me "medaljen e platinit" të Lojrave Olimpike në Vankuver. Ai deklaroi se u njoh me këtë informacion në site-n e vet nga mjetet e informimit masiv. Në të u dukën fotografitë e tre medaljeve të fituara nga sportisti në olimpiada. Medaljet mbanin nënshkrimin "Argjendi i Salt Lake City", "Ari i Torinos" dhe "Platini i Vankuverit". Më pas ato u zhdukën. Patinatori deklaroi gjithashtu, se ka ndërmend ta lërë në të kaluarën historinë me dorëzimin e medaljeve patinatorëve individualë meshkuj në Vankuver dhe dëshiron të "avancojë më tej".

                                                               ***

Sportistët rusë falë përpjekjeve të specialistëve të Organizatës Kombëtare Antidoping (RUSADA), po debutojnë në Lojrat Olimpike në Vankuver "të pastër", - njoftoi Zëvendësi i Kryetarit të RUSADA-s Aleksandër Derevojedov. Në Olimpiadën në Vankuver sportistëve, përfaqësues të vendeve të ndryshme, u janë bërë më tepër se 1 mijë teste dhe nuk është fiksuar asnjë rezultat pozitiv.

                                                                 ***

Çdo njeri që dëshiron mund të mbajë në dorë medaljen olimpike në "Pavijonin Mbretëror" në qendër të Vankuverit, njofton botimi "The Vancouver San". Në pavijon janë ekspozuar medalje ari, argjendi dhe bronzi, të tilla, origjinale si ato me të cilat dekorojnë fituesit e Olimpiadës në Vankuver. Me qëllim që të mund të vizitosh këtë pavijon është e domosdoshme të mbash një radhë të gjatë. Në hyrje çdo vizitori i japin një palë doreza të bardha të përdorimit njëherësh që të mos dëmtohen medaljet dhe një fletë me udhëzime se si të sillet brenda në këtij pavijoni. Kështu, p.sh., ndalohet kategorikisht ta varësh në qafën tënde medaljen për provë, sepse këtë nder e meritojnë vetëm kampionët.

                                                                  ***

Flamurtar i skuadrës përfaqësuese të Rusisë në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës-2010 u bë vrapuesi me patina Ivan Skobriev, njofton Agjencia RIA Lajmet. Në Lojrat në Vankuver atleti i vrapimit me patina fitoi dy medalje-një argjendi dhe një bronzi. Medaljen e argjendit ai e fitoi në distancën 10 mijë metra, kurse të bronzit në distancën 5 mijë metra. Përveç kësaj, në vrapimin 1500 metra ai u rendit në vendin e katërt. Ivan Skobriev pranoi, se për të është një nder jashtëzakonisht i madh të jetë flamurmbajtës i skuadrës përfaqësuese të Rusisë në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike në Vankuver.