Shkarko audiofailin

 


Teksti i kodit të Bashkimit Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit u bashkërendit përfundimisht. Për këtë, mbi bazë të përfundimeve të mbledhjes së komisionit tripalësh që u zhvillua në Moskë, njoftoi Nënkryeministri i parë i Federatës Ruse Igor Shuvallov. Dokumenti që u bashkërendit të premten ka një rëndësi të madhe praktike, meqenëse përgatit terrenin për formimin e hapësirës unike ekonomike. Ajo planifikohet të krijohet aty nga viti 2012. I gjithë procesi është ndarë në etapa dhe tani për tani duhet thënë se Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani po arrijnë ti përmbahen grafikut të përcaktuar. Që nga 1 janari i vitit në vazhdim filloi të funksionojë hapësira unike doganore e Rusisë dhe Bjellorusisë. Me Kazakistanin këto marrëveshje do të hyjnë në fuqi një vit më vonë - në verë të vitit 2011, kurse më pas hapësira unike ekonomike e pjesëmarrësve - kur të gjitha normat e doganave, baza tatimore dhe parimet e tregtisë do të unifikohen. Është e qartë, se ekonomitë e tre vendeve do të pësojnë ndryshime. Por jo të gjithë do të përfitojnë ato favorizime për të cilat shpresojnë, vë në dukje eksperti i Institutit të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura Andrei Grozin: "Rusinë fillimisht e presin disa vështirësi buxhetore, meqenëse buxheti rus në një farë mase formohet për llogari të derdhjeve financiare tarifore, ndërsa ato do të ndryshojnë disi. Bjellorusia dhe Kazakistani gjithmonë e kanë patur më të vogël pjesën e derdhjeve financiare tarifore në buxhet, prandaj në këtë kuptim ato përfitojnë më shumë në krahasim me Rusinë. Por për Rusinë është më e rëndësishme ajo, se duke humbur në një periudhë jo të gjatë kohore, ajo fiton më shumë në një perspektivë afatgjatë. Bile më tepër se kaq, në Bashkimin Doganor pozitat kryesore do ti ketë ekonomia më e madhe. Ndërsa ekonomia më e madhe në treshen e tanishme, sigurisht, që është ekonomia ruse. Me venien në veprim të të gjitha mekanizmave të Bashkimit Doganor, ndërsa në të ardhmen edhe të hapësirës unike ekonomike, biznesi rus do të fitojë mundësi të reja për vetërealizim në territoret e Bjellorusisë, Kazakistanit dhe bile vendeve fqinje me to. Po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për biznesmenët bjellorusë dhe kazakistanas. Pra, që ti biem shkurt, ata pa kurrëfarë lufte konkurruese do të përfitojnë tregje jashtëzakonisht të mëdha për ushtrimin e veprimtarisë së vet. Konsumatorit do ti ofrohen për zgjedhje asortimente shumë më të mëdha mallrash përveç atyre vendase, kurse vetë produktet do të jenë të cilësisë më të mirë, meqenëse do të rritet ndjeshëm konkurrenca.