Shkarko audiofailin


0  Debutim të Shefes së re të diplomacisë europiane në drejtimin rus e quajti shtypi vizitën e paradokohshme në Moskë të Përfaqësueses Supreme për çështjet ndërkombëtare dhe politikën e sigurimit Catherine Ashton. Për "debutuesen" u hapën dyert e kabineteve më të larta, duke përfshirë edhe atë presidencial. Gjatë kohës së takimit me mysafiren nga Brukseli Dimitri Medvediev përcaktoi si drejtim kryesor të bashkëpunimit realizimin e përbashkët të iniciativës "Partneriteti për modernizim". Siç tregoi në konferencën përfundimtare mbajtur për shtyp Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov, iniciativa e përmendur tashmë është diskutuar në samitin paraardhës Rusi-Bashkimi Europian në Stokholm në vjeshtë të vitit të kaluar. Ajo u mbështet nga të dyja palët dhe tani, sipas fjalëve të ministrit, po fillon "mbushja" e këtij koncepti me përmbajtje konkrete. Konturet e para të partneritetit të ardhshëm, vuri në dukje Lavrov, tashmë po përvijohen. Si drejtime më të qenësishme dhe më të rëndësishme të bashkëpunimit janë përcaktuar: zhvillimi i ekonomisë dhe sferës sociale, arsimit dhe shkencës, aplikimi i teknologjive të larta dhe inovacioneve, përsosja e drejtimit dhe sistemit ligjor. Në fakt, mendon Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimit Europian Vladimir Çizhov, do të ishte "hiperbolizim i madh" të quhej "program" dokumenti i propozuar nga Brukseli. Së pari, ai paraqet në vetvete disa pika të parashtruara në një faqe letre. Së dyti, fjalë nuk bëhet aspak për modernizimin e Rusisë nga Bashkimi Europian. Fjalë bëhet në të vërtetë mbi atë, që bashkarisht të veprohet ndaj "sfidave të modernizimit" që bëhen nga bota bashkëkohore. Sergei Utkin, drejtuesi i sektorit të problemeve të eurointegrimit të Institutit të Ekonomisë botërore dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare, në tërësi, e pranon rëndësinë e iniciativës së BE si drejtim të ri të bashkëveprimit të palëve: "Sigurisht, që nuk duhet pritur që mbi bazë të bashkëpunimit të Rusisë dhe Bashkimit Europian ne të modernizojmë Rusinë, - thotë shkencëtari. - Ne tashmë që prej një kohe shumë të gjatë po vazhdojmë negociatat në lidhje me përfundimin e marrëveshjes së re mbi bashkëpunimin. Duhet thënë se këto negociata po zhvillohen përmes vështirësish. Palët i përmbahen pozitave diverse. Dhe ja kjo temë mund të bëhet njëfarë lloj alternative për bisedimet e mëtejshme mbi përfundimin e marrëveshjes. Pra, mund të shpresohet se do të ndodhë avancimi i partneritetit në sferën e modernizimit", tha Sergei Utkin. Por sido që të jetë puna në të vërtetë, përfundimet e para të "modernizimit të partneritetit", në qoftë se mund të shprehemi kështu, do të nxirren në samitin e radhës Rusi-Bashkimi Europian, i cili do të zhvillohet në fund të muajit maj në Rostov mbi Don.