Në Rusi në vitin e 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike startoi aksioni i ri patriotik "Urra Fitores!". Siç njofton Kanali i Parë TV rus, që nga dita e sotme abonentët e të gjithë operatorëve celular mund të formojnë numrin 1945 dhe të vendosin në telefonin personal celular melodi dhe këngë kushtuar luftës, ndërt të tjera, këngën "Katjusha", "Tjomnaja noç" ("Natë e errët"), "Eto Denj Pabedi" ("Kjo është Dita e Fitores"). Përveç kësaj, pjesëmarrësit e aksionit mund të marrin shënimet e përditshme të buletineve të lajmeve të një të kaluareje 65 vjeçare, të cilat i lexonte spikeri legjendar Juri Levitan.