Gjermania, vendet e Beneluksit dhe Norvegjia kanë ndërmend të ngrenë për diskutim në samitin e NATO-s të muajit prill në Estoni çështjen që ka të bëjë me largimin e armatimeve bërthamore amerikane që bazohen në kontinentin tonë. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj Sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton paralajmëroi: "Ne shpresojmë shumë se nuk do të ndërmerren kurrfarë hapash  çarmatimi, të cilët do të minojnë aftësinë tonë për frikësim, trembje". Mbi dëshirën europiane përkatësisht rendit natovian të ditës njoftoi revista Spiegel. Në dispozicion të saj u ndodh letra e përgatitur nga ministrat e punëve të jashtme të vendeve të sipërpërmendura adresuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Anders Fogh Rasmussen. Autorët e kësaj letre mendojnë, se takimi pranveror në Talin të Estonisë është rast i volitshëm për të folur mbi çështjet e pjesës përbërëse bërthamore të Aleancës në Europë. Akti i drejtimit kolektiv të grupit të aleatëve europianë në NATO në lidhje me problemet bërthamore është një gjë krejtësisht e re në diplomacinë ndëraleate, vë në dukje botimi rus "Njezavisimaja gazeta". Tani jo vetëm në Gjermani, por edhe në vende të tjera shtrohet fare hapur çështja që ka të bëjë me depot amerikane të armës bërthamore. Pa humbur kohë Uashingtoni po fillon të marrë kundërmasa. Në ndihmë atij i erdhi ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s George Robertson. Ai ia nënshtoi një kritike të ashpër pozitën e Berlinit. Sipas fjalëve të tij, nga ana e Gjermanisë "është krejtësisht e papërgjegjshme dëshira për të mbetur nën mbrojtjen e mburojës bërthamore të amerikanëve duke ia hedhur gjatë kësaj barrë mbi supe të tjerëve detyrimin për ruajtjen e saj". Kritikën e shoqërojnë përpjekjet e drejtuara për shpërqendrimin e vemendjes së europianëve nga thelbi i problemit, që ngrihet në letrën kolektive të ministrave të punëve të jashtme të një sërë vendeve të NATO-s. Për këtë qëllim çështjen mbi armatimet bërthamore amerikane në Europë, pra, në territoret e huaja përtej kufijve të Amerikës, SHBA-s përpiqen ta lidhin në një nyje me armatimet ruse, që ndodhen jashtë kufijve të vendit. Ato bëjnë thirrje për "shkurtimin e të ashtuquajturës armë taktike bërthamore në Europë", si ruse, ashtu dhe amerikane. Por pritjet kryesore SHBA-s i shprehin në adresë të Moskës. Sepse bile pa përmendur fare se nga ç'vende të Europës duhet larguar arma bërthamore e SHBA-s, përcaktohen rajone konkrete ruse ku duhet bërë kjo gjë medoemos.

Komentimi i artikullit të ditës

Drejtori i degës analitike të Institutit të analizës politike dhe ushtarake Aleksandër Hramçihin mendon, se po të ushtrojë një presioni të mjaftueshëm Europa mund t'ia arrijë qëllimit të vet: "Amerikanët, sigurisht, që do të bëjnë rezistencë... Nga ana tjetër, në qoftë se europianët do ta kërkojnë në mënyrë më aktive këtë gjë, atëhere, në fund të fundit, amerikanët nuk mund ti detyrojnë ata të ruajnë armatimet e tyre. Kjo është e pamundur në kushtet aktuale. Europa, sigurisht, të kujton gjithnjë e më tepër tani njëfarë zone të demilitarizuar. Po përsëri, në qoftë se do ta krahasojmë me periudhën pas "luftës së ftohtë", numri i armatimeve në Europë është reduktuar në disa herë. Sa në ç'vëllim ruhen ato, p.sh., në Gjermani nuk është bërë kurrë publike. Dihet pak a shumë me vërtetësi informacioni mbi 20 bomba bërthamore dhe raketa, të cilat ruhen nën drynin amerikan në aviabazën ushtarake Bjukel në Mozel. Ato destinohen për skuadronin luftvaffe. Sa sa armatime të tilla ruhen akoma në Gjermani dihet vetëm me përafërsi. Në tërësi, deri në 500 municione bërthamore. Zakonisht ato i quajnë armatime bërthamore taktike, të destinuara për teatrin europian të veprimeve luftarake. Por sido që të jetë puna ky është një potencial jashtëzakonisht i rrezikshëm jo vetëm për Europën, e cila do të shndërrohet plotësisht në zonë fronti në rast shpërthimi konflkti. Që këtej rrjedh edhe preokupimi krejtësisht i natyrshëm i pjesës më mendjekthjellët të politikanëve europianë. Gjatë kësaj shfaqet në mënyrë mëse evidente mospërputhja midis tyre dhe Uashingtonit në vlerësimin tërësor të arsyeshmërisë politike dhe ushtarake të ruajtjes së armës bërthamore të SHBA-s në kontinentin europian.