Bisedimet telefonike që u zhvillua midis presidentëve të Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht, Dimitri Medvediev dhe Barak Obama konfirmuan, se puna aktive mbi përpilimin e tekstit të Traktatit juridikisht të detyrueshëm për zbatim mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) po i afrohet përfundimit të vet logjik. Palët u morrën vesh në lidhje me momentin kyç, në të cilin ngulte këmbë Rusia, pra, për ndërlidhurinë e Traktatit të ri me sistemet e Mbrojtjes Antiraket (MAR), të cilat po vazhdojnë ti dislokojnë në Europës Lindore SHBA-s. Përmendja e MAR, me sa duket, do të përmbahet jo në vetë teksti e Traktatit, por në deklaratën ruse, sipas së cilës Rusia mund të dalë nga marrëveshja në qoftë se zhvillimi i MAR të SHBA-s do të përbëjë rrezik kërcënues për ekuilibrin strategjik. Është e domosdoshme të vihet në dukje, se Traktati i ri është marrëveshja e parë dypalëshe në lidhje me çështjen jashtëzakonsht të ndjeshme që ka të bëjë me sigurimin kombëtar të të dy vendeve, i cili po përgatitet në mungesë të kushteve ligjërisht detyruese përkatësisht Mbrojtjes Antiraket. Në lidhje me këtë nuk të habit aspak edhe mendimi i shprehur para pak kohësh në mënyrë plotësisht të logjikshme në Uashington nga ana e parlamentarëve rusë mbi atë, se mungesa e ndërlidhurisë së ASO dhe MAR automatikisht krijon pengesa për ratifikimin e këtij dokumenti prej ligjvënësve rusë. Është vështirë të parashikohet nëse do ti marrin apo jo parasysh argumentet e kolegëve të tyre rusë anëtarët e komitetit për punët e jashtme të Kongresit të SHBA-s, me të cilët u takuan deputetët e Dumës Shtetërore të Rusisë, por megjithatë në Pentagon me këmbëngulje vazhdojnë të deklarojnë mbi atë, se raketat interceptore SM-3 nuk përbëjnë kurrfarë rreziku kërcënues për Rusinë. Ndërkohë, duhet thënë, se problematika e negociatave nuk u kufizua vetëm me armatimet bërthamore. Ja mendimi në lidhje me këtë i Drejtuesit të Qendrës ruse të parashikimit ushtarak Anatoli Ciganok: "Pas përfundimit të traktatit për raketat strategjike Rusia mund ti propozojë amerikanëve shkurtimin e raketave jobërthamore. Dhe këtu lind sërisht një problem i ndërlikuar. Mbi bazë të traktatit të mëparshëm Rusia në kohën e vet i largoi raketat jobërthamore nga territori i Polonisë, kurse nga territori i Kazakistanit aktualisht të pavarur largoi bombarduesit e fluturimeve në distanca të largëta, ndërkohë që raketat amerikane (rreth 120-130 njësi) ndodhen deri tani në bazën "Rampshtajn". Dhe ky disproporcionalitet nuk është aspak i vetmi. Të marrim, për shembull, po ato kapsolla bërthamore: Rusia i ka likuiduar ato, i ka reduktuar vazhdimisht, kurse SHBA-s i hiqnin nga mbartësit e tyre dhe i grumbullonin më pas në depot e shumta të armatimeve, ndër të tjera, edhe në Europën Perëndimore. Që këtej dhe bëhet plotësisht i kuptueshëm preokupimi i një sërë vendeve të kontinentit për largimin e plotë të armatimeve bërthamore nga territoret e tyre. E megjithatë, Traktati i ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive planifikohet të nënshkruhet në prill. Në dekadën e dytë të muajit prill do të zhvillohet konferenca e vendeve-pjesëmarrëse të Traktatit mbi mospërhapjen e armës bërthamore. Një burim i afërt me negociatat vuri në dukje, se dokumenti tashmë është gati pothuajse 100%. U arrit të rregullohen të gjitha problemet globale: për numrin e mbartësve dhe kapsollave, për inspektimet, për vëllimin e të dhënave telemetrike, për çështjet që kanë të bëjnë me procedurat e verifikimeve dhe likuidimit të municioneve.