Biznesi i vogël dhe i mesëm në Rusi duhet të bëhet bazë për zhvillimin inovativ. Për këtë në takimin me sipërmarrësit në Barvihën e periferive të Moskës foli Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev. Kryetari i shtetit i kushtoi një vemendje të madhe domosdoshmërisë së përmirësimit të klimës investuese në degët më të perspektivshme të ekonomisë ruse. Dhe duhet ta krijojnë këtë klimë jo  supermonopolet, por pikërisht biznesi i vogël dhe i mesëm. Domosdoshmëria për këtë po vjen dke u bërë gjithnjë e më evidente. Në të njëjtën kohë të dhënat statistikore tani për tani nuk të ngjallin kurrëfarë optimizmi. Presidenti Medvediev kujtoi, se para pak kohësh u dhanë udhëzime konkrete për përmirësimin e situatës. Në veçanti, po përgatitet projekti i Ligjit Federal për liberalizimin e regjimit të vizave dhe atij të migracionit për qytetarët e huaj, të cilët marrin pjesë në realizimin e projekteve investuese, shkencore dhe në sferën e teknologjive të larta në territorin e Rusisë. Gjithashtu do të duhet të thjeshtësohen dhe të përsosen procedurat doganore gjatë importimit të makinerive dhe pajisjeve të sferës së teknologjive të larta. Përveç kësaj, është përcaktuar edhe marrja e një sërë masave të tjera të drejtuara për stimulimin  e investimeve për qëllime modernizimi dhe realizim projektesh inovative. Ja se ç'tha në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" profesori i Shkollës së Lartë Ekonomike Andrei Krasavin: "Problemi kryesor i tërheqjes së investimeve të huaja në Rusi konsiton në atë, se shumica e të huajve dëshirojnë të jenë pronarë me të drejta të plota të ndërmarrjeve në Rusi, kurse legjislacioni aktualisht veprues e kufizon në mënyrë mjaft serioze pjesën e pronës që mund të zotërohet nga ata. Pra, është e mundshme për investitorin e huaj të krijojë ndërmarrjen e vet të re me pjesëmarrje 100% të kapitalit të huaj. Por kjo punë është shumë e vështirë, e mbarsur me rreziqe dhe më kryesorja - afati i mbulimit të shpenzimeve do të jetë shumë i gjatë. Ndërkohë që ekziston mundësia e blerjes me kosto më të lirë të biznesit rus, të cilit i ka rënë vlera, dhe zhvillimi i mëtejshëm i tij. Ky është problem jashtëzakonisht serioz. Politika shtetërore stimulon tërheqjen e investimeve të huaja në sektorë të përcaktuar. Është e domosdoshme të ndiqet me vemendje të përqendruar situata në tregun e investimeve të huaja, të analizohen me kujdes të gjitha projektet. Presidenti tërhoqi vemendjen edhe ndaj një aspekti tjetër të këtij problemi. Për veprimtarinë normale dhe efektive të biznesit të huaj është i domosdoshëm krijimi i kushteve të përshtatshme për këtë qëllim brenda Rusisë. Fjalë bëhet, para së gjithash, për zhvillimin e luftës së pamëshirshme kundër korrupsionit, për forcimin e aktivitetit të organeve të ruajtjes së rendit.