0Drejtori i Përgjithshëm i dikasterit europian të OKB Sergei Ordzhonikidze i quan si të palejueshme thirrjet e Liderit libanez Mamuar Kaddafi për Xhihad kundër Zvicrës,  njofton agjencia "France Press". Në prag, Muamar Kaddafi doli me një thirrje të tillë drejtuar Zvicrës, ku në janar, mbi bazë të të dhënave të referendumit, u vendos ndalimi i ndërtimit të minareve. Në shkurt të këtij viti Zvicra futi në "listën e zezë" emrat e 188 lituanezëve ndër të tjera dhe emrin e Muamar Kaddafit dhe familjes së tij. Kjo gjë u ndaloi atyre hyrjen në zonën e Shengenit. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj Tripoli refuzoi dhënien e vizës qytetarëve të Bashkimit Europian.