0Autoritet e Afganistanit e mbështesin pozitën e Rusisë, e cila e konsideron si një metodë efektive asgjesimin e plantacioneve me opium duke i dhënë fund në këtë mënyrë prodhimit të lëndëve narkotike, deklaroi në intervistën e vet dhënë për botimin e pavarur javor të Taxhikistanit "Asia Plus" Kreu i akademisë policore të Kabulit Abdulloxhon Rahmonhel. Sipas mendimit të tij, talibanët blejnë armë me lekë të fituara nga shitja e drogës afgane. Abdulloxhon Rahmonhel vuri në dukje gjithashtu, se me ardhjen në vend të trupave të koalicionit, prodhimi i drogës u përhap madje edhe në ato provinca, ku më parë ajo nuk qe kultivuar.