0Festivali i Tetë Ndërkombëtar i debutantëve kinematografikë "Shpirti i zjarrit" ("Дух огня") u hap në Hanti-Mansisk. Për çmimet e ofruara nga ky festival, në konkursin kryesor do të rivalojnë 9 filma. Midis tyre "Dita e egërsirës" ("День зверя") (Rusia), "Cătălin Varga" Rumania-Britania e Madhe-Hungaria, "Lojra lindore" (Bullgaria), "Akademia e Platonit" (Gjermania-Greqia). Këtë vit festivali i kushtohet 65 vjetorit të Fitores prandaj në programin e tij hyri edhe retrospektiva e filmave për luftën.