0Palës ruse i kanë mbetur për të zgjidhur çështjet serioze që kanë të bëjnë me dislokimin e vërtetë të sistemit amerikan të Mbrojtjes Antiraket (MAR) në Rumani "prandaj ne që këtej e tutje në mënyrë logjike do të dalim kundër çdo lloj veprimesh të njanëshme në fushën e MAR, të cilat mund të ushtrojnë ndikim negativ në sigurinë ndërkombëtare", deklaroi Përfaqësuesi zyrtar i MPJ së Rusisë Andrei Nesterenko, fjalët e të cilit i citon agjencia ITAR-TASS. Sipas fjalëve të tij, Moska është e preokupuar në lidhje me atë, se për ndërmarrjen e vendimeve principialisht të rëndësishme ndaj dislokimit antiraket të SHBA në Europë, ajo do të informohet jo nga partenerët zyrtarë në Uashington ose në Bukuresht, por nga mjetet e informacionit masiv. "Një praktikë e tillë nuk i përgjigjet ideve tona në lidhje me partneritetin me të drejta të barabarta", theksoi diplomati.