Botimi "Kommersant" shkruan mbi inagurimin e Presidentit të katërt ukrainas Viktor Janukoviç, ceremonia e të cilit u zhvillua në Verhovnaja Rada (parlament) ku 1/3 e sallës ishte bosh: deputetët nga "Blloku i Julia Timoshenkos" dhe liderja e tyre, e cila humbi në zgjedhjet presidenciale, nuk ishin të pranishëm në të. Duke u bërë thirrje deputetëve për bashkim me qëllim të krijimit të koalicionit të ri drejtues, Janukoviç e quajti parlamentin "vend për diskutime, për opozitë të fortë, e cila duhet të kontrollojë veprimet e qeverisë". Viktor Janukoviç foli gjithashtu edhe mbi domosdoshmërinë e reformimit të sistemit pushtetor në Ukrainë dhe shndërrimin e kabinetit të ministrave në ekip profesionistësh dhe jo "kamerierësh politikë". Vizitën e parë jashtë shtetit Presidenti i ri ukrainas do ta bëjë më 1 mars në Bruksel, kurse në Rusi ai do të vijë më 5 mars. Kjo vizitë nuk ka ndonjë kuptim praktik, thekson botimi "Kommersant". Vërtet, Parlamenti Europian e miratoi tashmë aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në BE.

Në Rusi, ndryshe nga vendet e tjera, besimi i popullsisë tek qeveria dhe biznesi në periudhën e krizës shënoi rënie. Për këtë dëshmojnë të dhënat e studimit të përvitshëm sociologjik Edelman Trust Barometer 2010, të cilat i përmend botimi "RBK Daily".  Ekspertët i përmbahen mendimeve të ndryshme: mos ka vend vallë në këtë rast dëshira e përjetshme e rusëve për të kërkuar  fajtorët, apo qeveria me të vërtetë i bëri llogaritë pa harxhinë në politikën e vet antikrizë, ndërsa biznesi e teproi me pushimet nga puna. Shumë e shpjegojnë rënien e besimit në Rusi me rënien drastike të produktit bruto vitin e kaluar. Ndërkaq, duhet konstatuar, se tashmë në Rusi filloi lindja e tendencës së rritjes së nivelit të besimit në vend. Nuk është sekret për askënd, se politika antikrizë, për të cilën shumë e kritikonin qeverinë, ishte megjithatë me prirje, drejtim social - u rritën pensionet, ndihmat sociale për të papunët, vë në dukje botimi "RBK Daily".