0Gjykata Kushtetuese e Rusisë mori vendimin që konfirmon, se verdiktet, vendimet e Gjykatës Europiane për të Drejtat e njeriut në lidhje me çështjet civile janë bazë për rishikimin e vendimeve të gjykatave ruse. Po në këtë vendim, njofton Agjencia informative "RIA Lajmet", Gjykata Kushtetuese vuri në dukje se duhet të përforcohet në mënyrë ligjore në Kodin e Procedurës Civile mekanizmi i zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut.