Shkarko audiofailin

 Në reitingun e pyetësorëve të një prej motorëve më të fuqishëm e më me popullaritet të kërkimit (search engine) në Internet "Google" Maria Sharapova i ka lënë në një distancë mjaft të madhe nga vetja adashet e saj historike Stuart, Curie dhe Antoinette.

Tre herë kampione e Turneve Grand Slam në kategorinë njësh. Ish raketa e parë e tenisit në kategorinë njësh për femra. Kur sportisti bëhet i njohur jo vetëm me emrin e tij, por ka edhe pseudonim individual, kjo është gjithmonë shenjë e origjinalitetit që përcaktohet nga tifozët. Sharapovan tashmë që prej shumë kohësh e quajnë "Hirushja këlthitëse" ("Screaming Cindirella"). Sepse ajo është e bukur dhe gjithmonë lëshon britma me zë të lartë, thirrje të mprehta gjatë goditjes së topit me raketë. Atë e kanë pagëzuar si tenisten "më të zhurmshme" të të gjitha kohërave. Rekordi i saj i fiksuar në Wimbledon edhe nga mjetet teknike përbëri 100 e ca decibel.

Maria është vajzë mjaft patriote. Në lidhje me çështjen që ka të bëjë me ndërrimin e nënshtetësisë ajo përgjigjet në mënyrë kategorike: "Unë gjithmonë e kam ndjerë veten ruse  dhe shtetësia për mua është një e vetme - ajo ruse. Të gjitha fitoret sportive unë ia dedikoj Atdheut tim".

Maria Sharapova lindi në prill të vitit 1987 në një qytezë të vogël siberiane. Prindërit e saj u zhvendosen me banim atje nga Gomeli për ti shpëtuar pasojave të katastrofës që ndodhi në elektrostacionin atomik të Çernobilit. Ndryshimi i parë i theksuar i mjedisit në të cilin jetonte ndodhi për Sharapovan në moshën 2 vjeçare. Familja e saj kaloi me banim nga gjerësitë gjeografike veriore të vendit në qytetin bregdetar të Detit të Zi Soçi. Gjyshja dhe gjyshi deri tani vazhdojnë të jetojnë atje. Një-dy herë në vit Maria shkon në Soçi për ti vizituar ata. Por megjithatë në vend të parë për të mbeten prindërit.

Babai i saj u bë iniciator i të shkuarit në Shtetet e Bashkuara, ku kishte kushte të përshtatshme për fillimin e karrierës së madhe në disiplinën sportive të tenisit. Pikërisht atje dhe u zbulua në masë të plotë talenti i tij si trainer i mrekullueshëm. Ai e shoqëron të bijën në të gjitha turnetë, në një kohë kur e ëma merret me problemet e shtëpive dhe çështjet e administrimit financiar. Sharapova, meqë ra fjala, konfirmon, se paratë për të nuk kanë qenë kurrë ndonjëherë gjëja më kryesore në jetë. Më e rëndësishme për të është ajo që ndodh në kort. Me mënyrën e vendosur të jetes ajo është e kënaqur plotësisht. Vetëm fitoret sportive i kanë sjellë Maria Sharapovas në total 12 milionë dollarë. Ndërsa po të merren parasysh edhe kontratat e reklamave kjo shumë mund të shumëzohet pa frikë me 3. Në vitin 2006 ajo u vlerësua si sportistja më e bukur e vitit sipas versionit të revistës "Sports Illustrated". Sharapovës i kanë propozuar mëse një herë të fillojë të merret me biznes aktivitet në industrinë e modës, por ajo i refuzon këto oferta meqenëse nuk dëshiron të braktisë kurrsesi sportin.

Kohën e lirë Maria preferon ta kalojë duke shkuar nëpër dyqane të ndryshme ose në kinema. Asaj i pëlqen të dëgjojë muzikë ruse dhe të huaj. Përveç tenisit Maria shfaq interesim mjaft të gjallë ndaj modës, ndjek me vemendje të gjitha tendencat e reja në të dhe bile provon të skicojë vetë modele veshjesh. Kombinon me shumë kënaqësi ngjyrat. I pëlqen të lexojë letërsi klasike, ndërsa shkrimtari i saj më i preferuar është Anton Çehov.

Revista "Forbes" e ka përfshirë Sharapovan ndër "100 personalitetet më të dëgjuara dhe më të autoritetshme të botës". Ruse të tjera nuk figurojnë më në këtë listë.

Në momentet aktuale Maria ka vetëm një ëndërr të parealizuar në jetë - ta shkruajë emrin e saj në historinë e fitueseve të Kampionatit Open të Francës. Ndërsa për këtë asaj i mjaftojnë plotësisht forcat, talenti dhe vullneti.

Shiko galerinë fotografike