0Presidenti i Ukrainës planifikon më 5 mars të vizitojë Rusinë, i tha Agjencisë "Interfax" Zëvendësja e kreut të administratës së Presidentit Anna German. Sipas fjalëve të saj, një marrëveshje e tillë u arrit midis kryetarëve të Rusisë dhe Ukrainës, për të cilën Viktor Janukoviç njoftoi pas inagurimit të vet në postin e Presidentit të Ukrainës në takimin me Përfaqësuesin e Dumës Shtetërore të Rusisë Boris Grizllov dhe Kreut të administratës së Presidentit të Rusisë Sergei Narishkin. Siç i tha kësaj Agjencie Anna German me kërkesë të Viktor Janukoviçit delegacioni rus e shtyu për me vonë fluturimin e vet dhe qëndroi në Ukrainë për takime suplemetare.