0Shqetësimin, i cili vazhdon të rritet në lidhje me keqësimin e gjendjes së të ashtuquajturëve jo qytetarë të cilët banojnë aktualisht në Letoni dhe Estoni, e shprehu Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë pranë OSBE Anvar Azimov. Ai mori fjalën në Vienë në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm-organit drejtues, i cili bashkon përfaqësuesit e të gjitha shteteve të Europës. "Problemi skandaloz që ka të bëjë me mosdhënien e nënshtetësisë popullsisë rusishtfolëse në këto vende lë një gjurmë të papëlqyeshme në zhvillimin demokratik të Europës bashkëkohore, në qoftë se ne akoma vazhdojmë të diskutojmë mbi universalitetin e vlerave demokratike dhe zbatimin e barabartë të standarteve njerëzore", u shpreh Përfaqësuesi i Përhershëm rus.