0 Parlamenti Europian shpreh keqardhjen përsa i përket dhënies së titullit Hero të Ukrainës Liderit të Organizatës së nacionalistëve ukrainas Stepan Bandera, i cili ka bashkëpunuar me regjimin nazist dhe shpreson shumë që Presidenti i ri i vendit do ta rishikojë këtë vendim. Kjo rezolutë u miratua nga deputetët e këtij parlamenti, shprehet  Agjencia "RIA Lajmet". Presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Viktor Janukoviç bëri betimin si Kryetar i shtetit duke zëvendësuar në këtë post Viktor Jushenkon, i cili shpalli në janar mbi dhënien e titullit Hero Stepan Banderas.