Moti me kapriçiot e veta gati sa nuk u bë problemi më kryesor dhe bile ngandonjëherë i pazgjidhshëm i Olimpidës në Vankuver. Mungesa e borës i detyroi organizatorët e saj të sjellin në vendet e duhura tonelata të tëra dëbore artificiale, ndërsa shiu jo rrallëherë u bë shkak për shtyrjen e garave. A mund ti shmanget vallë problemeve të tilla kryeqyteti i ardhshëm i Lojrave Olimpike Dimërore - Sochi rus, ku klima në shumë gjëra është fort e ngjashme me atë të Vankuverit? "Meteorologët shpresojnë se gjatë zhvillimit të Lojrave Olimpike Dimërore të vitit 2014 moti do të jetë i favorshëm, por nuk ia vlen të rilaksohemi. Duhet të jemi të përgatitur për gjithfarë të papriturash", - thotë Zëvendës drejtori i Qendrës Hidrometeorologjike të Rusisë Dimitri Kiktev. Të gjitha garat sportive në Olimpiadën e Sochit do të zhvillohen në dy platforma kryesore: në clusterin bregdetar dhe atë malor - në vendin e quajtur Krasnaja Poljana. Distanca midis këtyre shesheve sportive përbën 45 kilometra. Nga njëra anë ajo nuk është fort e madhe, shpjegon Dimitri Kiktev, ndërsa nga ana tjetër kushtet hidrometeorologjike në të dyja këto platforma sportive janë të ndryshme: "Sasia e reshjeve dallohet në disa herë: minimale në Sochi dhe në mënyrë të qenësishme më të dendura në Krasnaja Poljana. Ndryshe nga Vankuveri, shiu në muajin shkurt nuk është aspak karakteristik për zonën e Krasnaja Poljanas. Më tepër është e mundur rënia e dëborë, ndoshta dhe e llohës (borës së lagësht), se sa shiut. Siç tregojnë vëzhgimet shumëvjeçare, moti në rajonin e Sochit në periudhën shkurt-mars karakterizohet nga ndërrimi permanent i të ashtuquajturëve ciklone jugorë, të cilët vijnë nga gadishulli i Ballkanit dhe Deti Mesdhe, dhe erërave të ftohta nga juglindja. Kjo gjë mund të bëhet shkak për shtyrjen e zhvillimit të garave sportive", mendon Dimitri Kiktev. Tani në shpatet malore të Krasnaja Poljanës ka borë të mjaftueshme. Në lartësitë nga 700 deri në 1000 metra trashësia e saj arrin në 100 centimetra. Kurse në Vankuver reshjet e  dendura të dëborës zëvendësohen nga shirat dhe në disa rrugë e tracke gjatë kohës së zhvillimit të Olimpiadës dëbora ishte krejtësisht e pamjaftueshme.