0Marrëdhëniet midis Rusisë dhe NATO "do të varen në shumë gjëra nga fakti sesa e gatshme do të jetë Aleanca për të marrë parasysh interesat  ruse". Për këtë thuhet në artikullin e Përfaqësuesit të Përhershëm të Federatës Ruse pranë NATO Dimitri Rogozin, të publikuar në botimin gjerman "Süddeutsche Zeitung". Ai vuri në dukje, se nuk është faji i Rusisë, e cila "ka tashmë shumë kohë që i ka hedhur poshtë qëllimet ideologjike të komunizmit" dhe "aktualisht dëshiron të zërë vendin e vet në Sistemin veriatlantik të sigurimit", që "ne tani për tani nuk ia kemi arritur qëllimit të krijojmë besimin midis vendeve anëtare të NATO dhe Federatës Ruse, të cilat të bazohen në respektin e dyanshëm ndaj interesave të njëri-tjetrit".