Referim tek dramaturgjia bashkëkohore dhe eksperimente të guximshme - ja se ç'presin nga Festivali Teatral Kombëtar i radhës «Золотая Маска» ("Maska e Artë"), i cili do të fillojë pas një muaji në Moskë (më 27 mars), organizatorët dhe shikuesit e tij. Ky do të jetë tashmë festivali i 16-të, i cili do të zbulojë jo vetëm emrat e laureatëve, por, me sa duket nga të gjitha, do të evidentojë edhe shumë probleme të rrënjosura fort thellë të skenës teatrale bashkëkohore ruse. Ato janë jashtëzakonisht të ndërlikuara- edhe në teatrot kryeqytetas, edhe në kolektivat që punojnë në qendrat rajonale të Rusisë. Kështu, të paktën, konfirmon me bindje të plotë në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Presidenti i festivalit, aktori i njohur Georgij Taratorkin: "Problemi i regjizurës, drejtimit-liderëve të vërtetë krijues artistikë ekziston në të gjithë teatrot, ndër të tjera edhe moskovitë, edhe peterburgas. Përveç kësaj, nuk mund të mos merret parasysh dyndja, invadimi i fuqishëm i teknologjive të shumta, të cilat mund të zëvendësojnë komunikimin e gjallë njerëzor në teatër. Mendoj se në perspektivë presioni i këtij vigani do të vijë vetëm duke u rritur. Por këtu shumë gjëra do të varen nga vetë njeriu: ose ai bën zgjedhjen e vet në favor të mundësive teknologjike, të cilat na i ofron me bujari shekulli ynë, ose ai ruan në vetëvete aftësinë për komunikim të gjallë në skenën e teatrit. Teatri jep mundësinë e komunikimit të vërtetë jo vetëm me atë që ndodh në skenë. Gjëja më e vështirë dhe më me përgjegjësi është komunikimi me veten", thotë Georgij Taratorkin. Ka shumë mundësi që pikërisht këto arsye i shtynë organizatorët e forumit të ndërmarrin një eksperiment duke përfshirë për herë të parë në programin e festivalit projektin "Pjesa e re". Ai paraqet në vetëvete njëfarëlloj gjysëmfabrikati teatral-leximin e pjesëve të reja të dramaturgëve të rinj, demonstrimin e "spektakleve ende të papërfunduar". Domethënë, njohjen e parë, paraprake të publikut teatral me vetëveten-pra-me heronjtë dhe antiheronjtë aktualë, me mendimet dhe përjetimet e tyre të tanishme. Dhe në shumicën e tyre, duhet thënë, jo të trilluara, por plotësisht të vërteta, reale. Të tilla si në spektalin "Kështu po" të regjizorit Boris Pavlloviç, i cili së bashku me grupin e aktorëve inçizoi në recorder (diktofon) në rajonin pranë Vollgës tregimet e banorëve vendas dhe mbi bazë të tyre krijoi një pjesë teatrale. "Në dramaturgjinë bashkëkohore vërehet tendenca e animit nga materiali dokumentar, i mprehtë social", - me këto fjalë e komentoi spektaklin në fjalë në intervistën e vet dhënë radiokompanisë "Zëri i Rusisë" kuratorja e projektit "Pjesa e re" Kristina Matvienko: "Ndoshta kjo është e lidhur me vetë faktin, se për njerëzit sot është më me interes të shohin diçka konkrete. Siç i ra pikës regjizori Alvis Hermanis me fjalët: "Nuk është interesante bota me dimensionet e veta eurostandarte, por interesat  e masës së madhe të njerëzve në të cilat ruhet jeta e gjallë me gjithë larmishmërinë e vet". Dramaturgët e kuptojnë për mrekulli, se atje, në gjirin e kësaj mase njerëzore, vlojnë ndjenjat, pasionet. Mua më duket, se tragjeditë dhe komeditë kryesore luhen aktualisht në sferën sociale: atje ku njeriu humbet punën, ose atje ku ka fëmijë problematikë. Mua më duket se këto gjëra janë tejet aktuale edhe në kinematografi, edhe në teatër", tha Kristina Matvienko. Pa dyshim, konkludoi ajo, projekti "Pjesa e re" është zonë rreziku, risku, por pikërisht ajo është e aftë të propozojë instrumente të reja për  t'iu afruar realiteteve, për të cilat ka kaq shumë nevojë teatri i ditëve tona.