Në Europë situata është mjaft e paqetë. Në Greqi për shkak të grevës 24 orëshe është krijuar kolaps i plotë transporti. Një tabllo tejet alarmuese vërehet edhe në Francë dhe në Britaninë e Madhe, ku aviadispeçerat praktikisht paralizuan gjithë komunikimin ajror. Nën kërcënimin e "shpatës së Demokleut" ndodhet edhe Lufthansa gjermane. Dhe, së fundi, aksioni masiv i protestës në Spanjë i organizuar me thirrjen e bashkimeve profesionale. Vemendja e BE është fokusuar tek Greqia. "Nga grekët kërkohet që të shtrëngojnë më fort rripat. Ndërkohë që gjatë kësaj masat ekonomike bien ndesh me kërkesat e koniukturës", shprehet me bindje të plotë ekonomisti francez Jean-Paul Fitoussi. Dhe jo vetëm ai: ekspertët nga Europa dhe SHBA-s shprehin druajtjet e veta në lidhje me atë, se hiper autokritika financiare në vend të ngritjes ekonomike do të shkaktojë recession, rënie.  Aktualisht vetëm dembelët nuk marrin mundimin ta akuzojnë Greqinë për të gjitha mëkatet e mundshme. Angela Merkel kërkon njëkohësisht të sqarohet puna me bankat perëndimore, të cilat nën maskimin e swaps (këmbimeve) faktikisht i jepnin kredi të pasiguruara Athinës duke e ndërlikuar akoma dhe më shumë situatën e krijuar. Evidentohet edhe një rregullshmëri tjetër. Më tepër borxhe Greqia u ka tani atyre vendeve europiane, koncernet e të cilave merrnin porosi të leverdishme, mjaft fitimprurëse nga grekët. Jo e thjeshtë është edhe puna me shuarjen, fshirjen  e të dhënave statistikore. Këto marifete ia kanë mësuar me shumë zell qeverisë greke specialistët e bankave të SHBA-s, që provokuan në vendin e tyre krizën hipotekore. Për këtë ishin në dijeni të plotë edhe në Bashkimin Europian. Këtu lind natyrshëm pyetja: Po përse zgjodhën "sinjalizuese" pikërisht Greqinë dhe rreshtuan pranë saj sipas rangut edhe vende të tjera problematike të Eurozonës, duke i bashkangjitur atyre abreviaturën fyese PIGS? Ja mendimi në lidhje me këtë temë i Boris Rubcovit, profesorit të Akademisë Financiare të Rusisë: "Nuk mendoj se në këtë rast fjalë bëhet mbi përpjekjen për ta hedhur problemin, si i thonë fjalës, "nga koka e sëmurë tek koka e shëndoshë". Këto janë probleme që kanë të bëjnë me financat shtetërore të vendeve të Europës Jugore, të cilat kanë qenë gjithmonë hallka të dobëta në sistemin e BE. Problemet e tyre janë shumë më serioze se sa ato të vendeve të tilla të mëdha si Franca dhe Gjermania. Kështu që shqetësimi i europianëve është plotësisht i kuptueshëm dhe i justifikuar", tha Boris Rubcov. Po si mendoni ju a nuk do të lëkunden nga të gjitha këto pozitat e valutës unike europiane? "Bile edhe në rast të përjashtimit të Greqisë nga Eurozona, gjë që megjithatë nuk mendoj se do të ndodhë, euron nga kjo nuk e kërcënon shembja, falimentimi. Pjesa e Greqisë në vëllimin e përgjithshëm të GDP-së të vendeve të Eurozonës, në tërësi, nuk është aspak e madhe", tha  Boris Rubcov. Këtë mendim e mbështesin edhe ekspertët e autoritetshëm europianë. Bile edhe variantin më të keq të zhvillimit të situatës në Greqi, duke gjykuar nga të gjitha, Eurozona do të mund ta kapërcejë, ta "bluajë". Potenciali total ekonomik i aleancës është garancia më e mirë për qendrueshmërinë e euros. Më e vështirë do të jetë puna në qoftë se "pas një guri të dominosë financiare"  do të rrëzohen në vijueshmëri të tjerët. Është tejet e vështirë të përfytyrohet se si Brukseli dhe Banka Qendrore Europiane lejuan zhvillimin e një skenari të tillë. Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian, po ashtu si dhe shtetete tjera, kanë gjithmonë njëfarë rezerve praktikisht të pashterrshme: popullsinë e vet. Del, sipas shprehjes shumë të goditur të ekspertit Warner Rϋgemer, se në Bashkimin Europian ngado që të hedhësh vështrimin-gjithkund Greqia.