0Moska nuk do të mbështesë sanksionet kundër Iranit,në qoftë se ato mund ti shkaktojnë dëm këtij vendi, deklaroi Kreu i MPJ së Federatës Ruse Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë", Agjencinë "RIA Lajmet" dhe kanalin televiziv "Russia Today". Gjatë kësaj Sergei Lavrov nuk përjashton vënien në zbatim të tyre nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB për shkak të mosdëshirës së Teheranit për bashkëpunim më të ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA). Irani gëzon të drejtën për përpunimin e atomit për qëllime paqësore dhe atij i duhet vetëm të qartësojë situatën me programin e vet bërthamor dhe ti përgjigjet të gjitha pyetjeve të ANEA, vuri në dukje Sergei Lavrov.