Shkarko audiofailin


0 Në Traktatin e ri mbi Armatimet Strategjike dhe Ofensive (ASO) do të merret parasysh ndërlidhuria e tyre me komplekset mbrojtëse të palëve. Për këtë deklaroi Kreu i MPJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov duke iu përgjigjur pyetjes së Kryetarit të radiokompanisë "Zëri i Rusisë".  Së bashku me kolegët e vet nga Agjencia RIA Lajmet dhe kanali televiziv "Russia Today" Andrei Bistrickij mori pjesë në takimin tradicional që transmetohet direkt në TV me Kreun e dikasterit rus të politikës së jashtme. Përgatitja e Traktatit të ri mbi ASO midis SHBA-s dhe Federatës Ruse në momentet aktuale po zhvillohet mjaft intensivisht, megjithëse ngandonjëherë edhe ndeshet me probleme burrokratike: "Të mërkurën, më 24 shkurt, u zhvillua biseda telefonike midis presidentëve të Rusisë dhe SHBA-s, kushtuar Traktatit mbi ASO. Dimitri Medvediev dhe homologu i tij amerikan konfirmuan, se të gjitha marrëveshjet e tyre të mëparshme mbeten plotësisht në fuqi. Fjalë bëhet mbi ndërlidhurinë e armatimeve strategjike ofensive dhe armatimeve strategjike mbrojtëse, pra, për ASO dhe Mbrojtjen Antiraket (MAR). Dhe në Rusi shpresojnë shumë, se negociatorët amerikanë do ta fiksojnë këtë ndërlidhuri në tekstin e marrëveshjes së re. Përveç kësaj, presidentët e Federatës Ruse dhe SHBA-s ranë dakort që Traktati mbi ASO të përpilohet rreptësisht mbi bazë paritetit të plotë. Ne e quajmë njëri tjetrin partnerë, duam të ruajmë miqësinë midis nesh, prandaj niveli i dyshimit duhet të jetë shumë më i ulët. Masa të tepruara kontrolli nuk janë të nevojshme, por gjatë kësaj është e rëndësishme që ato të jenë të barabarta për të dyja palët. Duke vazhduar bisedën mbi sigurimin në kushtet bashkëkohore gazetarët nuk lanë jashtë vemendjes edhe iniciativën e Presidentit të Rusisë në këtë fushë. Në verë të vitit 2008 gjatë kohës së vizitës së vet në Berlin Dimitri Medvediev doli me propozimin për përpunimin e një mekanizmi të tillë të ruajtjes së paqes në Europë me qëllim që asnjë shtet apo organizatë e veçantë të mos gëzojë monopol mbi garantimin e sigurisë: "Rusia nuk u propozon europianëve asgjë të re në krahasim me atë që tashmë qe shpallur më parë në formën e deklaratave kolektive politike në nivel të lartë nga ana e të gjitha shteteve të zonës Euroatlantike në fund të viteve 1990-të. Por, duhet thënë, se si deklarata politike këto detyrime e zotime nuk funksionojnë. Partnerët tanë e kuptojnë për mrekulli këtë dhe shprehin gatishmërinë e vet për të diskutuar iniciativën e Rusisë. U interesuan të mësojnë gazetarët edhe për perspektivat e marrëdhënieve të Rusisë dhe Gjeorgjisë: "Marrëdhëniet me Gjeorgjinë nuk i prishi Rusia por regjimi aktual i Tbilisit. Dhe ai jo vetëm që i prishi këto marrëdhënie, por dhe me një këmbëngulie maniakale bëri gjithçka të mundur me qëllim që të mbjellë farën e përçarjes, armiqësisë midis popujve rus dhe gjeorgjian. Ne nuk do të kemi kurrëfarë punësh personalisht me Mihaill Saakashvilin, meqenëse ai është kriminel që dha urdhër për vrasjen e njerëzve të pafajshëm me shkeljen e të gjitha marrëveshjeve e detyrimeve ndërkombëtare. Por ne nuk i shmangemi megjithatë kontakteve me palën gjeorgjiane. Ne jemi të gatshëm të rivendosim komunikimin e rregull ajror. Shpresoj shumë, se që nga 1 marsi do të fillojë të funksionojë edhe qarkullimi tokësor nëpërmjet pikave kufitare. Dhe në qoftë se pala gjeorgjiane nuk do të ndryshojë mendje, ne do të jemi atëhere të gatshëm të plotësojmë marrëveshjet ekzistuese në lidhje me këtë. Përsa i përket Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, duhet thënë, se e keqja kryesore që solli në tragjedinë e gushtit të vitit 2008 konsiston në paaftësinë e një plejade të tërë udhëheqësish gjeorgjianë postsovjetikë për të respektuar interesat themelore, rrënjësore të popullit të vet. Rusia gjithmonë ka marrë parasysh atë fakt, se këta popuj kanë jetuar për shekuj të tërë me radhë së bashku me ne, se ata janë popuj vëllezër që kanë populluar Kaukazin e Veriut rus. Moska do të bëjë gjithçka të mundur, të domosdoshme me qëllim që ata edhe në të ardhmen të mos provojnë kurrfarë rreziqesh kërcënuese për sigurinë e vet. Kjo gjë është e garantuar në mënyrë të sigurt me dokumente ligjoro-ndërkombëtare, të cilat tashmë janë miratuar dhe nga ato që po vazhdojnë të përpunohen.