Kryeministri Vladimir Putin iu drejtua me një kritikë mjaft të ashpër duke e bërë, si i thonë fjalës, për "pesë para" shumicën e investitorëve privatë të energjetikës ruse. Siç shkruan botimi "Vedomosti", kjo ndodhi gjatë vizitës së Kryeministrit në hidrocentralin në Sajano-Shushensk. Ai deklaroi, se për vënien e rregullit në programet e zhvillimit në fushën e elektroenergjetikës  shpreson në ndihmën nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme. Shkak i shpërthimit të një zemërimi të tillë u bë ai fakt, se, sipas fjalëve të Kryeministrit, kompanitë e vendit duke përfituar mjete financiare shtetërore në saje të emetimeve suplementare nuk realizuan atë gjë për të cilën dhe u "karikuan" me para. Putin vuri në dukje, se qeveria e mbështeti, i doli përpara biznesit duke shtyrë afatin e investimeve. Por që këtej e tutje nuk do të ketë më kurrfarë zgjatjesh. Si shembull për oligarkët dembelë e të pazellshëm Kryeministri përmendi kompanitë shtetërore "Gazprom", Inter RAO", RZHD, si dhe atë private LUKOJL dhe kompanitë e huaja: Fortum-in finlandez, Enel-in italian dhe E.ON-in gjerman. Ato i realizojnë programet e veta investuese pa kërkuar ndihmën e të tjerëve, konstatoi Kryeministri rus. Botimi "Vedomosti" vë në dukje, se një mori të tërë kushtesh duhej të plotësonte nga ana e vet edhe shteti, gjë të cilën nuk e bëri. Kështu që, megjithëse zemërimi i Vladimir Putinit në një farë shkalle dhe mund të quhet i drejtë, i justifikuar, nuk duhet hedhur megjithatë e gjithë përgjegjësia për zvarritjet, vonesat dhe ngecjen në vend vetëm mbi supet e biznesmenëve.

0 Përfaqësuesi fuqiplotë i Presidentit në qarkun e Kaukazit Verior, Nënkryeministri Aleksandër Hlloponin tregoi mbi atë, se si planifikon ai ta zhvillojë ekonominë në këtë rajon. Sipas të dhënave të

gazetës "Vremja novostei"

0, ai propozoi krijimin në Kaukaz të zonave të veçanta ekonomike me regjime tatimore të ulëta, favorizuese. Përveç kësaj, ai u rekomandoi nëpunësve rajonalë që të mos e justifikojnë rënien ekonomike vetëm me problemet e shkaktuara nga kriza. Hlloponin përcaktoi katër drejtime prioritare të zhvillimit: energjetikën, turizmin, kompleksin agroindustrial dhe arsimin. Tashmë deri në verë do të duhet të përgatitet programi qëllimor kompleks dhe plani i tërheqjes së investimeve private. Propozimi për krijimin e zonave të veçanta ekonomike u prit me entuziazëm të madh. Por Hlloponin kërkoi të frenohen, të maten "orekset" rajonale në pjesën që ka të bëjë me shpenzimet e ardhshme të buxhetit federal në kuadrin e strategjisë social-ekonomike që po përgatitet për zhvillimin e Kaukazit të Veriut. E gjithë puna qëndron në atë, se llogaritja paraprake e shpenzimeve, të cilat autoritetet rajonale do të dëshironin ti përfshinin në strategjinë e zhvillimit, rezultoi shumën përfundimtare 500 miliardë rubla. Përfaqësuesi fuqiplotë, shkruan

botimi "Vremja novostei"

0, e quajti këtë dëshirë "çmenduri" dhe propozoi të shtrohen detyra reale për rritjen e pjesës së të ardhurave të buxhetit, si dhe kreditimin.