0Rusia konfirmoi gatishmërinë e vet për analizimin dhe vlerësimin e përbashkët të rrezikut raketor në botë. Kreu i MPJ Sergei Lavrov në intervistën e vet dhënë për radiostacionet "Zëri i Rusisë", Agjencinë RIA Lajmet dhe kanalin televiziv "Russia Today" kujtoi, se presidentët e Federatës Ruse dhe SHBA-s ranë dakort ta bëjnë një analizë të tillë si mbi bazë dypalëshe, ashtu edhe me tërheqjen e vendeve europiane dhe të gjitha shteteve të tjera të interesuara. Ai vuri në dukje gjithashtu, se partnerët europianë nuk refuzojnë të diskutojnë projektin rus të Traktatit mbi sigurimin europian.