Shkarko audiofailin


0  Ekspertët e pavarur do të duhet të hetojnë njoftimet dhe informacionin që kanë të bëjnë me çështjen e trafikimit të organeve të serbëve të vrarë kosovarë. Me një deklaratë të tillë doli në Tiranë raportuesi special i OKB-së Philip Alston. Sipas fjalëve të tij, në momentet aktuale zhvillimi i një hetimi të tillë është "bllokuar nga palët e interesuara", ndër të tjera edhe nga autoritetet e Shqipërisë. I propozojmë vemendjes së vizitorëve të site tonë replikën e vëzhguesit të radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Pjotër Iskenderov me këtë temë. Autori shkruan: Hetimi i krimeve, për të cilat autoritetet e Serbisë tashmë që prej shumë kohësh akuzojnë liderët e separatistëve kosovarë, ka një histori mjaft skandaloze. E para ndër nëpunësit e autoritetshëm ndërkombëtarë filloi të flasë në lidhje me këtë temë Ish-Kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë Carla Del Ponte dhe e bëri ajo këtë gjë vetëm pas dhënies së dorëheqjes nga ky post në fillim të vitit 2008. Në librin e vet "Gjyetia: unë dhe kriminelët e luftës" ajo konfirmon, se, si të paktën, 300 serbë kosovarë mund të jenë çuar fshehurazi në territorin e Shqipërisë fqinje për marrjen e organeve me qëllim shitjen e tyre të mëpastajshme në tregun e zi. Autoritetet serbe në mënyrë të mëvetësishme kanë gjetur më tepër se 130 dëshmi faktike të krimeve të kryera dhe kanë mbledhur dosje përafërsisht për 500 viktima. Të gjitha këto materiale tashmë i janë dorëzuar Gjykatës së Hagës dhe direkt OKB-së. Por hetimi i krimeve monstruoze edhe në qoftë se po zhvillohet në ndonjëfarë mënyre po bëhet me ngadalësinë e e lëvizjes së breshkës. Një nga shkaqet e kësaj zvarrisjeje e përmendi vetë Philip Alston. Ai u referua tek "ping pongu burrokratik dhe diplomatik" i autoriteteve të Shqipërisë që nuk dëshirojnë të merren me hetimin e akuzave të ngritura, të cilat ato i quajnë "qesharake" dhe "politikisht të motivuara". Duke u pajtuar plotësisht me preokupimin e Philip Alston, nuk ia vlen, me sa duket nga të gjitha, megjithatë që të akuzohen për tërë mëkatet e mundshme autoritetet shqiptare. Ky vend, si anëtar i NATO-s dhe kandidat potencial për anëtarësim në Bashkimin Europian, nuk do të ndërmerrte kurrsesi me iniciativën e vet guximin të negocionte me diplomatin e lartë zyrtar të OKB-së, si i thonë fjalës, "nga pozita e forcës". Problemi konsiston në atë, se edhe OKB-ja, edhe Gjykata e Hagës, edhe fuqitë kryesore perëndimore me politikën e tyre paraardhëse e diskredituan faktikisht gjithë sistemin e drejtësisë ndërkombëtare në Ballkan. Ato me veprimet e veta i krijuan kriminelëve ndjesinë e patundur të pandëshkueshmërisë. Dhe zor se zoti Philip Alston do të mund të thyejë i vetëm murin e lartë që ngrihet përpara tij. Sepse bile dhe vetë Carla Del Ponte, me mençuri e bëri publik informacionin e mbledhur me efekt eksplozivi vetëm pas dhënies së dorëheqjes së vet nga posti i Kryeprokurores, me qëllim që të mos mbante përgjegjësi për zhvillimin e mëtejshëm të situatës. Sigurisht, ndodh edhe kështu që veprat, aktet e kundërligjshme të "të fuqishmëve gjeopolitikë të kësaj bote" hetohen me përpjekjet e ndonjë personi të vetëm. Për shembull, në shumë gjëra falë vetive personale të karakterit të avokatit zviceran Dik Marty europianët mësuan mbi ekzistencën mu nën hundën e tyre të "burgjeve sekrete" të CIA-s amerikane. Por ky ishte pikërisht ai rast, kur problemi i alarmoi, shqetësoi të gjithë edhe OKB-në, edhe Këshillin e Europës, edhe OSBE-në, edhe Bashkimin Europian. Kurse vuajtjet e disa qindra serbëve kosovarë zor se do ti preokupojnë fort tani SHBA-s apo Europën. Ndihmësi i sekretares amerikane të shtetit  Philip Gordon u raportoi këto ditë me entuziazëm të madh studentëve të Universitetit të Harvardit mbi atë, se Kosova "arriti një progres të jashtëzakonshëm në çështjen e forcimit të demokracisë, paqes, dhe se tani po luan një rol mjaft konstruktiv në arenën rajonale dhe botërore". Makina gjeopolitike tanimë është vënë në veprim dhe zor se një raportues modest i OKB-së do të mund ta ndalojë dot atë.