Shkarko audiofailin  


0 Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev iu përgjigj pyetjeve që iu drejtuan atij nga revista franceze "Paris Match". Në intervistën në fjalë u prekën marrëdhëniet ruso-franceze, problemet e krizës ekonomiko-financiare globale, situata rreth Iranit, marrëdhëniet reciproke të Rusisë me NATO-n. Intervista e Presidentit të Rusisë parapriu vizitën e tij zyrtare në Francë. Ajo do të bëhet edhe një etapë tjetër në marrëdhëniet reciproke shumëshekullore. Dimitri Medvediev mendon, se rrugët historike të të dy vendeve janë kryqëzuar mëse një herë. Aktualisht midis Rusisë dhe Francës po zhvillohen lidhjet strategjike prej vendesh partnere si dhe marrëdhëniet e ndërsjellta të ngrohta, ndër të tjera, edhe në nivel kryetarësh shteti. Në intervistën dhënë revistës "Paris Match" Dimitri Medvediev vuri në dukje, se e shikon garancinë e kapërcimit të shumë problemeve ekonomike në zhvillimin e lidhjeve të shumanshme partneriale. Në lidhje me këtë ai miratoi iniciativën për krijimin e "Partneritetit për modernizimin e Rusisë", e cila lindi gjatë takimeve të fundit të Presidentit rus me liderët e Bashkimit Europian. Duke iu përgjigjur pyetjes mbi doktrinën  re ushtarake të Rusisë, Dimitri Medvediev tha, se Aleancën Veriatlantike Rusia nuk e vëren si rrezikun kryesor ushtarak për veten. Bashkë me këtë partneriteti i Rusisë dhe NATO-s duhet të konsistojë në luftën e përbashkët kundër rreziqeve të përbashkëta kërcënuese të tilla si terrorizmi, narkotrafiku dhe përhapja e armës së shfarosjes në masë. ... Gazetari i revistës "Paris Match" u interesua të mësojë diçka më tepër mbi marrëdhëniet reciproke të Dimitri Medvedievit dhe Vladimir Putinit  në lidhje me zgjedhjet e pritshme presidenciale të vitit 2012 në Rusi. Lideri rus u përgjigj, se "aleanca e aftë për punë", e cila ekziston midis tyre, sipas mendimit të Presidentit, është e dobishme aktualisht për Rusinë.