0Nuk ka dëshmi me peshë në konfirmim të asaj, se Irani po përpunon armën bërthamore, deklaroi Kreu i MPJ të Rusisë. Në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë", kanalin televiziv "Russia Today" dhe agjencinë informative RIA Lajmet ai tha, se Teherani duhet ta shpjegojë qartë situatën e krijuar rreth programit të vet bërthamor me qëllim që të shmangë vendosjen e sanksioneve të reja ndërkombëtare ndaj tij. Refuzimi i Iranit për bashkëpunim dhe përpjekja e tij për zgjerimin e programit të vet bërthamor e detyron Këshillin e Sigurimit të OKB-së që të rikthehet përsëri tek çështja që ka të bëjë me sanksionet, vuri në dukje Sergei Lavrov.