0Në luftën kundër terrorizmit është e domosdoshme, në radhë të parë, kundërveprimi ndaj ideologjisë dhe propagandës terroriste, deklaroi Zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Federatës Ruse pranë OKB-së Igor Sherbak. Duke marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai preku temën e sigurimit informativ. Duhet të përpunohet konventa ndërkombëtare për luftën kundër krimit në Internet si dhe një Kod i përgjithshëm parimesh të mënyrës së sjelljes së shtetve në hapësirën informative botërore, theksoi Igor Sherbak.