Në Rusi u zhvilluan dhjetra aksione protestash, të cilat i organizuan njëherësh disa parti. Siç shkruan botimi "Moskovskij komsomolec", në kryeqytetin rus në Ditën e Mbrojtësit të Atdheut komunistët mblodhën ata që janë të pa kënaqur nga reforma e Forcave të Armatosura. Përpara pjesëmarrësve të mitingut mbajti fjalim lideri i komunistëve Genadij Zjuganov. Sipas përfundimeve të aksioneve u miratua rezoluta me kërkesën për dorëheqjen e gjithë qeverisë dhe pezullimin e "reformës shkatërrimtare ushtarake". Aksioni i pa sanksionuar i Partisë së krahut të djathtë "Jablloko" përfundoi me arrestime. Pjesëmarrësit protestuan kundër pensioneve ushtarake fare të ulëta. Por aksioni përfundoi, pa mundur të fillonte ende mirë: liderin e Partisë Sergei Mitrohin dhe një aktivist tjetër i arrestuan, vë në dukje botimi "Moskovskij komsomolec".

Në Rusi do të duket Strategjia për kundërvënien ndaj korrupsionit, kurse plani kombëtar me të njëjtin emër do të korrigjohet seriozisht, njoftoi për botimin "Vedomosti" një nëpunës i administratës së Presidentit. Në qoftë se deri më sot është luftuar vetëm kundër kërkesës korruptuese të nëpunësve, atëherë tani propozohet që të kufizohet propozimi i korruptuar  nga ana e biznesit. Është propozuar që të bëhet më transparente dhe më e kontrolluar veprimtaria e kompanive: unifikimi i dokumenteve të tyre të brendshme, të detyrohen kompanitë të tregojnë pagat konkrete të kryemenaxherëve, përfshirja e tyre nga po ato kufizime, si dhe ndaj shërbyesve shtetërorë, para së gjithash deklarimi i të ardhurave të menaxherëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre. Për shkak të asaj, se në legjislacion mungojnë nocione të tilla si rregulli i bashkëveprimit me firmat si motra dhe të varura, lindin boshllëqe të tilla, të cilat shfrytëzohen nga kompanitë kryesuese për minimizimin e fitimit kontabël dhe përfitime dividendesh, njofton botimi "Vedomosti".

0 Për disa ditë me radhë në Moskë ra borë sa norma e zakonshme mujore, kurse lartësia e shtresës së dëborës në disa rajone të qytetit arriti në 62 cm. Siç shkruan

botimi "Novie izvestia"

0, një gjë e tillë në muajin shkurt nuk ka ndodhur që prej vitit 1966. Rënia e borës u bë një sprovë e vërtetë jo vetëm për shërbimet komunale, por edhe për banorët e thjeshtë. Njerëzve iu desh të zinin radhë për shërbimet e pastruesve të rrugëve dhe i paguan ata, që në radhë të parë, të pastronin rrugicën pikërisht afër hyrjes ose të pastronin automobilat e tyre nga shtresa e trashë e dëborës që i kishte mbuluar. Shërbimet komunale të qytetit kaluan në regjim 24 orësh pune. Pastruesit e borës përqëndruan përpjekjet e veta në rrugicat dhe hyrjet e objekteve sociale: spitale, poliklinika, farmaci, dyqane, si dhe stacionet e transportit publik dhe metrosë.