Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill bëri thirrje për rritjen e prestigjit të profesionit të pedagogut dhe e quajti dimensionin moral prioritet të sistemit arsimor. "Sistemi arsimor nuk duhet të përgatisë qenie kibernetike të afta vetëm të punojnë me informacionin dhe pastaj të realizojnë njohuritë e përfituara në sferën pragmatike", deklaroi Kryepeshkopi në mbledhjen e presidiumit në Akademinë Ruse të Arsimit. Sipas fjalëve të tij, shumë i rëndësishëm është zhvillimi i harmonishëm i personalitetit të njeriut.