Një nga klientët më të mëdhenj të "Gazprom-it"  - kompania gjermane E. On Ruhrgas ia arriti qëllimit që një pjesë e gazit nga Rusia mbi bazë të kontratave afatgjata të furnizohet jo sipas formulës së mëparshme të çmimeve, por me marrjen parasysh të çmimeve spot, domethënë çmimeve fleksibël të kontratave, të cilat vendosen për mallin në periudhën kohore të parashikuar nga marrëveshja vetëm në një territor të përcaktuar. Siç shkruan botimi "Vedomosti", se për çfarë vëllimi bëhet fjalë saktësisht në kontratën e re nuk dihet, por në qoftë se do ta llogarisim në përqindje kjo është një shifër jo e madhe dynumërshe. Në fillim të shkurtit për vendosjen e çmimeve më elastike me "Gazprom-in" u morr vesh edhe një blerës tjetër i madh i gazit rus- koncerni italian Eni. Për kompaninë turke Botas "Gazprom" gjithashtu do ti zbusë kushtet e kontratës. Korrektimet do të prekin pothuajse të gjitha kontratat e lidhura me Europën Perëndimore, përmbledh informacionin një njeri i afërt me "Gazprom-in". Hollësi nuk bën publike nga askush, ndër të tjera as edhe nga vetë përfaqësuesit e "Gazprom-it", Ruhrgas-it dhe ENI-it. Në shumicën e vendeve të Europës gazi nuk është mall tregu, furnizimet kryesore të tij realizohen nëpërmjet gazsjellësve, kontratat janë afatgjata (10-30 vjet). Në fund të viteve 1960 u duk formula e lidhjes së çmimeve të gazit me ato të karburantit dhe mazutit. Në shumicën e kontratave europiane të "Gazprom-it" çmimi ndryshon nën gjurmët e kuotimit të tyre me mbetjen pas në 6-9 muaj.  Konsumatorët europianë janë shprehur që prej kohësh në lidhje me atë se, si i thonë fjalës, duhet "zgjidhur" gazi nga nafta. "Gazprom-i" nuk donte meqenëse furnizimet reale sipas çmimeve elastike spot, përbëjnë jo më shumë se 10-15% nga vëllimi i konsumit të përgjithshëm Europës, shpjeguan përfaqësuesit  e tij. Viti i kaluar u bë një sfidë e vërtetë për veprimtarinë eksportuese të "Gazprom-it". SHBA-s në mënyrë të theksuar rritën nxjerrjen e gazit, rrymat e lëndës djegëse të lëngëzuar nga Afrika dhe Azia riorientoheshin nga Europa, oferta në treg e tejkaloi kërkesën. Nga furnizuesit e gazit me anë të tubacioneve vetëm Norvegjia arriti të rrisë shitjet. Por shitësit e tij faktikisht bënin ulje. Si rezultat gazi rus filloi të humbasë aftësinë e vet konkurruese për shkak të kostos së lartë në krahasim me gazin e Norvegjisë, Hollandës dhe Katarit. "Gazprom-i" që atëhere mori vendimin që si masë të përkohshme, me qëllim të rivendosjes së pozitave të veta, të pranonte të furnizonte një pjesë të gazit të vet në ndërlidhuri me indekset spot, por në kombinim me pagesën e garantuar të vëllimeve të caktuara.

Komentimi i artikullit të ditës

Analisti i "Bank Moskvi" Denis Borisov mendon, se lëshimet që po bën aktualisht "Gazprom-i" janë të përkohshme, sepse marrëveshjet afatgjata janë më solide dhe nuk lejojnë lojra spekulative në këtë fushë... "Gazprom-i"  mundohet ti përgjigjet realiteteve të ditëve tona dhe përpiqet të ruajë pjesën e vet në tregun europian për llogari të lidhjes së një pjese të kontratave me çmimet spot. Prandaj, unë mendoj, se masa në fjalë është e përkohshme dhe e kushtëzuar pjesërisht nga koniuktura. Në momentet aktuale çmimet spot, për shembull, janë 30-40% më të ulta se sa ato të shitjes me shumicë. Megjithëse ka patur edhe kohëra të tilla kur dinamika e çmimeve spot ishte krejtësisht tjetër dhe gazi në treg kushtonte më shtrenjt nga ç'ishte fiksuar në kontratat afatgjata. Si zor që lidhja e tanishme të vazhdojë të ruhet për një kohë të gjatë. Pjesa spote e tregut europian nuk është aspak e madhe. Ndërsa kjo do të thotë se edhe "Gazprom-i", edhe partnerët e tij në Europë si zor se do ti japin preferencë formimit të çmimeve vetëm në tregun spot", konkludon analisti rus Denis Borisov.